Kryetari i LDE Arian Galdini ka shpërthyer sot plot ironi ndaj Kryeministrit Edi Rama.
Duke qenë se LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë është e vetmja parti e djathtë, anëtare e Koalicionit Opozitar që është regjistruar në KQZ për të marë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, kreu i kësaj partie Galdini ka shpalosur për mediat dhe publikun një Platformë Shqiptare ditën e djeshme për zgjidhjen e krizës politike.
Kjo Platformë e LDE erdhi menjëherë pas vizitës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Matthew Palmer i cili kërkoi që palët politike të nisin menjëherë dialogun dhe që zgjidhja tashmë duhet të jetë shqiptare.
Nën këtë frymë të paraqitur nga SHBA dhe BE, ka ndërhyrë edhe LDE si parti opozitare duke shpalosur një platformë shqiptare me 10 pika për tejkalimin e zgjidhjes.
Por reagimi publik i Kryeministrit Rama lidhur me mënyrën sesi ai e kupton dialogun me Opozitën, duket se e ka zhgënjyer dhe zemëruar politikanin e opozitës së djathtë dhe pedagogun Arian Galdini.
Kujtojmë këtu se Galdini ka kohë që flet për dyshimin e tij se palët politike shqiptare janë në ujdi me konsensus negativ dhe se edhe lufta edhe paqja që ata po kërkojnê janë të dakordësuara.
Ja edhe postimi i plotë i Arian Galdinit në facebook:
Dialog jo Çiftolog?
Ndërkombëtarët kërkojnë që në Shqipëri të ketë dialog. Sidomos SHBA dhe BE.
Ne si LDE dhe kemi publikuar një platformë ku kërkojmë Dialog thelbësor mes palëve.
Por mesa po kuptoj ngada dëgjoj, Edi Rama nuk ia ka fare idenë se çfarë është dialogu dhe përgjigjet si çiftolog.
I paaftë për të dialoguar qoftë edhe me shokët e partisë së tij në Qeverisje, Rama çiftologon me ta duke komunikuar me ta me sms, whatsapp, tel, facebook a videomesazhe.
Kur e kupton se ata së bashku nuk janë dot as çifte të shqyera e as çifte normale brenda PS, Edi Rama u çon puthje nga ekrani dhe sulme nga passhpina.
Kështu kujton se do ta bëjë komunikimin edhe me Opozitën, si çiftolog.
Kur nuk u funksionon marrëdhenia me çift as si çift i shqyer, provojnë të rigjallërojnë marrëdhënien e tyre duke bërë shkëmbim partnerësh ose krijim dyshesh, treshesh, katërshesh, pesëshesh, etj.
Ka ardhur koha që Edi Rama te kuptojë se Ndërkombëtarët nuk janë Zyrë Konsulence për Marrëdhëniet në Çift.
Ose Dialog parimor, themelor, transparent, për interesin publik dhe kombëtar ose Rama le të shkojë me pushime për të bërë Monologje Lëneshash….
Kaq