Arabia Saudite ka ekzektuar 37 qytetarë të saj të martën për arsye të terrorizmit, shkruan Daily Mail.

Dënimet janë kryer në kryeqytetin Riadh, në qytetet e shenjta të besimit islam të Mekës dhe Medinës, si dhe në provincën e Kasimit e cila është e banuar nga me shumicë nga minoriteti shiitë.

Autoritetet saudite thonë që një person është kryqëzuar pas ekzekutimit të tij, një dënim që përdoret vetëm për krime shumë të rënda në mbretërinë arabe.

Personat janë ekzekutuar pasi janë dënuar për akuzat e “adoptimit të terrorizmit dhe mendimit ekstremist, dhe për formimin e qelizave terroriste me qëllim destabilizmin e vendit”, thotë agjencia zyrtare e shtypit sauditë.

Këto ekzekutime vijnë vetëm ca ditë pasi forcat e sigurisë parandaluan një sulm të ISIS’it në Riadh.

Autoritetet arestuan 13 luftëtarë të ISIS’t në lidhje me planifikim e sulmit në një ndërtesë të sigurisë në kryyqytetin arab.

Ndryshe ISIS’i ka kryer sulme të shumta në Arabinë Saudite, ndaj forcave të sigurisë dhe minoritet shiitë.

Rreth 100 njerëz janë ekzektuar vetëm këtë vit në shtetin që eksporton më së shumti naftë në botë.

Loading...