Një burrë ka postuar një histori interesante në rrjetet sociale, ku pohon se ora e mençur Apple Watch i ka shpëtuar jetën atij.

Ai thotë se ora e ka lajmëruar atë për rrahje jo normale të zemrës së tij.

“Unë ishte i shtrirë në krevat, duke shikuar TV e ngrënë biskota, kur Apple Watch më thoshte mua se rrahjet e zemrës sime ishin jo normale, pastaj më thoshte se rrahjet e zemrës ishin super të shpejta.

Pas lajmërimit kamë thirrur emergjencën, e kur ata kanë mbërritur më ka gjetur mua të shtrirë e në gjendje të keqe shëndetësore. Trupi im ishte në shok, pastaj më kanë dërguar me shpejtësi në spital.

Unë ndihesha shumë mirë para se e gjithë kjo të ndodhte, pastaj erdhi njoftimi nga ora, pastaj ‘BAM’, gjithçka shkoj për së keqi”, ka shkruar ai, raporton gsmarena.

Sensori i rrahjeve të zemrës të orës së mençur e ka njoftuar përdoruesin për rrahje anormale të zemrës së tij,i cili pastaj ka lajmëruar shërbimet emergjente.

Doktori i tij pastaj i ka bërë ECG-në, e cila doli e njëjtë me “diagnozën” nga Apple Watch, rrahje anormale të zemrës.

Ai u diagnostikua me sëmundjen “supraventricular tachycardia”.

Përdoruesi i Apple Watch thotë se ora e tij i shpëtoj jetën, pasi nëse nuk do ta lajmëronte në kohë atë për rrahje anormale të zemrës, ani do të përfundonte keq dhe nuk do të mund të thërriste emergjencën.

Loading...