Akuzë kundër gruas 38 vjeçare dhe burrit 46 vjeçar ka ngritur Prokuroria Publike deri te Gjykata Themelore në Veles, sepse secili nga ata ka kryer vepër penale – lënie pas dore dhe maltretim i fëmijës. Në periudhën kohore në të cilën fëmijët janë lënë vetë, në shtëpinë kishte shpërthyer zjarr në të cilin të gjithë tre fëmijët e kishin humbur jetën.

Siç kumtoi Prokuroria Publike, e akuzuara si prind – nëna e fëmijëve të moshës prej katër viteve, dy viteve dhe një viti, ndërsa i akuzuari si prind – babai i fëmijës së moshës prej një viti nuk e kishte mbrojtur jetën dhe shëndetin e fëmijëve që është kompetencë e tyre sipas dispozitave të neneve 44 dhe 46 të Ligjit për familje.

Njëherit, i akuzuari si njerk i dy fëmijëve të tjerë gjithashtu ishte i obliguar që të kujdeset për ta duke pasur parasysh faktin se jetonin së bashku dhe kishte pozitën e mbrojtësit ndaj tyre, por nuk e kishte mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre.

Dy të akuzuarit më 20 qershor të vitit 2018 e kishin lënë anash detyrën e kujdesit dhe edukimit dhe i kishin lënë pas dore tre fëmijët kështu që për një kohë të gjatë gjatë ditës i kishin lënë fëmijët vetë në shtëpinë në të cilën jetonin, ndërsa e cila përbëhej vetëm prej një hapësire.

Nga Prokuroria Publike thonë se bëhet fjalë për fëmijë të cilët sipas moshës së tyre nuk mund të kujdeseshin vetë për vete. Me atë që i kishin lënë vetë në shtëpi të akuzuarit kishin vepruar me papërgjegjësi dhe nuk mbanin llogari për jetën dhe shëndetin e tyre. Në periudhën kohore në të cilën fëmijët ishin lënë vetë, në shtëpi kishte shpërthyer zjarr në të cilin tre fëmijët e kishin humbur jetën.

Loading...