Dy shqiptarë kanë humbur jetën dhe një shtetas italian është plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje në dalje të Bitontos në Itali.

Një automjet “Renault Clio” është përplasur me një mjet  “Ford Kuga” gjatë orëve të vona të natës.

Përplasja ka qenë e fortë sa i ka marrë jetën dy shqiptarëve, një burri 56 vjeç dhe një gruaje 82-vjeçe. Ndërkaq, i plagosur mbeti shtetasi italian 44-vjeç, që ishte në drejtim të automjetit tip “Ford Kuga”.

Mediat italiane raportojnë se “ndihma për të dy shqiptarët ishte e kotë”, ndërsa autostrada është mbyllur përkohësisht.

Loading...