Para pak çastesh ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Kameramani i “Gazeta Blic” Arsim Rexhepi, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes raporton për një të vdekur dhe disa të lënduar nga ky aksident.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” kapitoni i policisë Albin Sahatqia.

“Një person ka vdekur si pasojë e aksidentit ndërsa katër persona tjerë kanë mbetur të lënduar”, tha ai për “Gazeta Blic”

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipi mjekësor i cili po trajton të lënduarit, derisa Policia e Kosovës po heton shkaqet e aksidenti.

Më poshtë shihni pamje nga ky aksident:

Loading...