Messi mund të mos luajë të shtunën mbrëma kundër Huescas, sfidë e vlefshme për xhiron e 32 në La Liga.

Gjithçka është në rregull me Lionel Messin, pas goditjes së fortë që mori nga Chris Smalling në Ligën e Kampionëve në sfidën mes Manchester United e Barcelona, të cilën e fituan këta të fundit 1-0, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, Ernesto Valverde është duke e shqyrtuar mundësinë që ta pushojë 31-vjeçarin.

“A do të pushojë Messi? Është e mundshme”, u përgjigj Valverde.

“Është e vërtetë se ai është mirë pas goditjes së fortë që mori. Ai tashmë e ka kaluar atë, por është e mundshme që të pushojë”.

Messi po kalon një tjetër sezon magjik me fanellën e Barcelonës.

Ai ka shënuar 43 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat dhe tashmë janë afër triumfit në La Liga si dhe janë në finale të Copa del Rey.

Leo e synon edhe Ligën e Kampionëve, ky është objektivi që nga fillimi i sezonit dhe këtë e kishte konfirmuar vet kapiteni i Barcelonës që në startin e sezonit.

Loading...