Sibylle është në të 50-tat. Ajo është psikologe, e martuar dhe ka dy djem, që të dy studiojnë në universitet.

Ajo bën një jetë aktive, me plot përgjegjësi, dhe tani ka ndërmarrë një udhëtim që për shumë njerëz mund të jetë i paimagjinueshëm.

Javën tjetër, ajo do ta dhurojë veshkën për një mike të shkollës, shkruan bbc, përcjell në shqip albinfo.ch.

Ajo jeton në Zvicër, me ç’rast gëzon një nga standartët më të mira të jetesës në botë, e po ashtu, shërbime shëndetësore më gjithëpërfshirëse.

Por kur vie puna të dhurimi i organeve, rreth 100 njerëz vdesin çdo vit, duke pritur transplatimin e ndonjë organi, nën sistemin e Zvicrës që iu kërkon njerëzve pëlqim deri sa ata janë gjallë.

Pse është kaq i ulët niveli i dhurmit të organeve në Zvicër?

Vitin e kaluar ka pasur 158 donatorë të organeve postmortum (pas vdekjes) por kanë qenë edhe rreth 1400 njerëz në nevojë në listën e pritjes. Ata përballen me probleme shëndetësore deri sa të marrin një transplant.

Një arsye kryesore sipas të cilës mendohet se ka rënë numri i dhuruesve të organeve, është se të afërmit e atyre që kanë vdekur, nuk e dinë se çfarë do të donin të bënin në këtë rast të ndjerët, thonë nga Fondacioni Kombëtar i Dhurimit të Organeve, Swisstransplant.

“Për shkak të kësaj, gjatë bisedave me familjet, kërkesat për dhurimin e organeve refuzohen në 60 për qind të rasteve”, ka thënë Franziska Beyeler për bbc, përcjell albinfo.ch.

Pse vendosi Sibylle të dhurojë veshkën e saj?

Sibylle dhe mikja e saj u njohën që nga shkolla e mesme, dhe bashkë morën pjesë për gjashtë javë në “kursin e shtëpisë”, një kurs që e mbanin atë kohë shkollat zvicerane për vajza.

Ajo gjithmonë e kishte ditur që mikja e saj ka probleme me veshkat, fakt që do të përkeqësohej kur ajo të plakej.

Por Sibylle kurrë nuk e kishte marrë me mend sa serioze është puna, deri sa një ditë, gjatë shëtitjes, mikja e saj i kishte treguar se si doktori i kishte rekomanduar të regjistrohej në listën e pritjes për transplant.

Pa vëllëzer e motra, fëmijë, mbesa apo nipër, ajo nuk kishte mundësi të merrte organin nga ndonjë dhurues familjar.

Sibylle e kaloi atë natë zgjuar, dhe të nesërmen në mëngjes i tha mikes së saj se ishte e gatshme t’ia dhuronte veshkën.

Por fillimisht duhej të vërtetohej nëse veshka e Sibylle ishte e përshtatshme për miken e saj.

“Më duhej të jepja së paku 25 mostra gjaku”, ka thënë Sibylle, përcjell albinfo.ch.

Pas disa muajve u vërtetua se veshka ishte e përshtatshme dhe Sibylle duhej t’i tregonte familjes.

Burri dhe djemtë e saj e kanë pranuar vendimin e saj, por mbeten të shqetësuar nëse kjo mund t’i paraqesë probleme shëndetësore në të ardhmen.

Transplanti pritet të kryhet javën tjetër.

Loading...