Burime për tvklan.al bëjnë të ditur se të paktën 20 persona janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë të Policisë së Tiranës, pas protestës të kësaj të shtune të opozitës. Ndërkohë në ambientet e Policisë së Tiranës mësohet se kanë shkuar gjithashtu përfaqësues të Partisë Demokratike.

Për 4 orë, opozita protestoi sërish këtë të shtunë, fillimisht para Kryeministrisë e më pas tek Parlamenti. Edhe në këtë protestë nuk munguan aktet e dhunës dhe përplasjet me policinë. Protestuesit hodhën tymuese, flakadanë e kapsolla në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës e ujë me presion.

Të plagosur mbetën si efektivë policie ashtu dhe protestues. 5 punonjës policie u dërguan në Spitalin e Traumës me dëmtime kryesisht nga lëndët piroteknike dhe sendet e forta. Ndërsa Partia Demokratike deklaroi se 15 protestues mbetën të plagosur.

Loading...