Martin Rietze, një vullkanolog i pasionuar, donte të dëshmonte personalisht dhe të dokumentonte këtë fenomen të pazakontë dhe spektakolar. Vullkani indonezian Kawah Ijen, në lindje të Java, shpërthen lavë të kuqe intensive gjatë ditës, ndërsa gjatë natës ajo ndryshon ngjyrën dhe kthehet në blu fosforeshente, me flakë shumë të larta.

Kjo është për shkak të sasisë së lartë të squfurit të pranishëm si në përbërjen e lavës vetë dhe jashtë. Prej momentit kur squfuri i lëngshëm kalon përmes kanaleve vullkanike derisa arrin sipërfaqen, ai ju jep një gaz potencial vdekjeprurës njerëzve:

“Njerëzit nuk duhet të përballen me një krater aktiv pa i njohur më parë rreziqet potenciale”, tha Rietze

Ky vullkan në të vërtetë lëshon dritat e një ngjyre blu elektrike. Flakët e këtij vullkani mund të shkojnë deri në 5 metra lartësi. Ky vullkan nuk është i vetmi në botë që paraqet këtë fenomen, i cili megjithatë mbetet shumë i rrallë.

Në kohët e lashta edhe në Itali flitej për flakët blu që vinin nga Vezuvi.

Loading...