Kryetari i Parlamentit të Greqisë Nikos Vucis është optimist se populli grek me kalimin e kohës do ta kuptojë dobinë e Marrëveshjes së Prespës.

Në intervistën për programin e parë të radios shtetërore greke, Vucis u fokusua edhe në zgjidhjen midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Jam shumë optimist se në muajt vijues edhe në zgjedhjet evropiane, por edhe në zgjedhjet kombëtare populli ynë, do ta kuptojë mesazhin pozitiv që e jep zgjidhja e këtij problemi shumëvjeçar”, porositi Vucis.

Kryetari i parlamentit grek në intervistë përmendi se vijojnë përgatitjet për vizitën e Aleksis Cipras në Shkup, por e komentoi edhe takimin me Nikola Dimitrovin në Athinë.

“Takimi që të premten e pata me zotin Dimitrov kaloi shumë mirë, ndërsa kjo u manifestua edhe me mos pasjen e reagimeve nga forcat e tjera politike, prej partive të tjera. Dhamë deklarata të hollësishme, publikisht edhe ministri i Punëve të Jashtme edhe unë”, tha Vucis për programin e parë të radios shtetërore greke.

Loading...