Një i ri është ekzekutuar mbrëmjen e së hënë në Tiranë. Sipas policisë ngjarja ka pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, rreth orës 22:00, në rrugën “Zef Jubani”. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Jurgen Kurti, i cili është ekzekutuar me 10 plumba. Autorët kanë përfituar nga errësira duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Jurgen Kurti nuk është një emër i panjohur.

Gjatë vitit 2016 ai së bashku me dajën e tij u akuzuan për vrasjen e babait. Jurgen Kurti, në atë kohë u la i lirë nga Krimet e Rënda, pasi daja i tij Leonard Ristani mori përsipër krimin.

Në vitin 2017 sërish u përfshi në një vrasje në qytetin Durrësit. Pronari i një dyqani ushqimor, shtetasi 58-vjeçar Agim Arapi vdiq pas një përleshjeje fizike me pronarët e një picerie që ndodhet pranë dyqanit të tij.

Policia në atë kohë arrestoi si autorë të dyshuar dy vëllezërit Kostandin dhe Kujtim Ekonomi, si dhe Jurgen Kurtin, dhëndrrin e Kostandinit. Sërish i shpëtoi drejtësisë.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 22:20, në rrugën “Zef Jubani”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi J. K., rreth 26 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Sherbimet e Policisë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve

Loading...