Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se e konsideron Brazilin për alet kryesor i SHBA-së jashtë NATO-s, dhe për këtë ky shtet amerikanojugor madje do të mund të bëhet anëtare e Aleancës.

Siç lajmëroi DPA, Trampi deklaratën e këtillë e ka dhënë pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin brazilian Zhair Bolsonaro.

Trampi ka theksuar se në takim është biseduar për përforcimin e marrëdhënieve tregtare midis SHBA-së dhe Brazilit, si dhe lansimin eventual të anijeve kozmike nga territori brazilian.

Presidenti amerikan, gjithashtu, i ka mbështetur ambiciet e Brazilit për t’u anëtarësuar në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), ku janë anëtare 36 vende të zhvilluara të Evropës, Amerika Veriore dhe Azia, si dhe shteti amerikanojugor Kili.

Loading...