Denis Suarez mesfushori i Barcelonës që është i huazuar te Arsenali ka marrë shumë akuza nga tifozët myslimanë pasi ky i fundit shkoi në një xhami të Kuvajtit me pantallona të shkurtra

Denis Suarez ishte në pushime për disa ditë në Kuvajt me të dashurën e tij, Nadia Aviles dhe vizituan një xhami në Kuvajt vetëm pasi kishin marrë leje nga autoritetet lokale, shkruan Periskopi.

25 vjeçari shkoi në xhami me pantallona të shkurtra dhe kjo i ka irrituar tifozët myslimanë që e kanë kritikuar veshjen e yllit të Arsenalit në rrjetet sociale.

“Kjo është një xhami dhe jo një vend për të bërë selfie, ky është një vend ku ne e adhurojmë Allahun” thotë një komentues.

“Duhet ta dini diçka kur shkoni në një xhami, duhet të mbuloni të gjithë këmbët tuaj, të tregoni respekt për vendin ku jeni.

“Tregoni respekt, jeni duke qëndruar në xhami,” ka shkruar një përdorues tjetër i Twitterit.

Loading...