Këshilli për stabilizim dhe asocim sot në Bruksel në takimin e pesëmbëdhjetë midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian i përshëndeti hapat e rëndësishme që i ndërmerr Qeveria për avancimin e reformave lidhur me BE-në, në mënyrë transparente dhe inkluzive, si dhe ndryshimet pozitive në atmosferën e përgjithshme në vend.

Marrëveshja për stabilizim dhe asocim (MSA), përkujtojnë nga Këshilli, se mbetet në esencë të marrëdhënieve midis BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut derisa vendi nuk hyn në BE.

“Këshilli për stabilizim dhe asocim e mori parasysh synimin kryesor të vendit për të filluar negociata për inkuadrim dhe e konfirmoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë së re ndaj këtij synimi, Këshilli për stabilizim dhe asocim e përshëndeti faktin se Këshilli i Evropës e konfirmoi rrugën drejt hapjes së negociatave për inkuadrim në qershor të vitit 2019 në bazë të avancimit të vazhdueshëm dhe rezultateve të prekshme, me mbajtjen dhe thellimin e dinamikës aktuale reformuese. Këshilli për stabilizim dhe asocim e mori parasysh qëllimin e Komisionit dhe Qeverisë për ta filluar punën e nevojshme përgatitore”, theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjësore, Këshilli fuqishëm e përshëndeti dhe e mbështeti marrëveshjen midis Athinës dhe Shkupit për çështjen për emrin dhe për krijimin e partneritetit strategjik.

Lidhur me kriteret politike, Këshilli, duke i konfirmuar arritjet e deritanishme e inkurajoi vendim për t’i vazhduar përpjekjet e saja gjatë muajve të ardhshëm për të vazhduar me masat ligjvënëse dhe ta përforcojë zbatimin e reformave, veçanërisht në fushat që i konfirmoi Këshilli në qershor të vitit 2018, siç janë gjyqësia, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe reforma e shërbimeve të zbulimit dhe administratës publike.

Lidhur me qeverisjes e të drejtës, Këshilli konfirmoi se janë miratuar ndryshime ligjore që të përgjigjet në “Prioritetet urgjente reformuese”, rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe atyre të Grupit të lartë të ekspertëve për çështje sistematike për qeverisjen e të drejtës, që kishin për qëllim pozitivisht të ndikojnë ndaj pavarësisë së gjyqësisë.

“E theksoi rëndësinë e zgjidhjes së qëndrueshme për statusin e ardhshëm të Prokurorisë Speciale Publike, që është në harmonizim me Strategjinë për reformën e gjyqësisë. Përkujtoi në rëndësinë për përgjegjësinë për sulmin ndaj Kuvendit më 27 prill të vitit 2017. E përshëndeti edhe avancimin e bërë në ndryshimin dhe kornizën ligjore për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjes së interesave. I përshëndeti hapat urgjente të ndërmarra për zbatimin e ligjit të ri dhe faktin se Komisioni i ri shtetëror për parandalimin e korrupsionit është emëruar në mënyrë efikase, inkluzive dhe transparente. E inkurajoi shtetin më tej t’i përforcojë hetimet proaktive, akuzat dhe gjykimet përfundimtare në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke i përfshirë edhe ato në nivel të lartë”, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Këshilli e përshëndeti zbatimin e reformës së ndjekjes së komunikimeve me vendosje efektive të Agjencisë operative teknike dhe fillimin e punës lidhur me reformën e shërbimeve të zbulimit dhe e inkurajoi Qeverinë më tej t’i intensifikojë këto reforma në bashkëpunim me NATO-n dhe me partnerët strategjikë.

Lidhur me reformën e administratës publike, Këshilli e mori parasysh implementimin vijues të Strategjisë për reformën e administratës publike dhe Programin për reforma në menaxhimin me financat publike dhe përsëriti se çdo punësim, emërim ose shkarkim duhet t’i respektojë parimet e administratës publike e cila është depolitizuar dhe bazuar në merita, në transparencë dhe përfaqësim të drejtë, në harmonizim me frymën dhe letrën e legjislacionit relevant për vendet e punës në shërbim shtetëror.

Lidhur me marrëdhëniet midis bashkësive, Këshilli vlerësoi se, në esencë, situata vazhdon të jetë e qetë, duke përsëritur se Marrëveshja e Ohrit edhe më tej është element esencial për demokracinë dhe stabilitetin në vend, si pjesë e rendit të tij kushtetues.

Këshilli ka dhënë mirënjohje për përpjekjet e vazhdueshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe bashkëpunimin konstruktiv në zgjidhjen e çështjes për emigracion të parregullt dhe e inkurajoi vendin ta mbajë angazhimin e vet në këtë fushë.

Lidhur me ngjarjet ekonomike, Këshilli u përqendrua në orientimet e targetuara politike të dakorduara në muajin maj të vitit 2018 midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë për Programet për reformat ekonomike dhe e inkurajoi Qeverinë edhe më tej ta përforcojë implementimin e tyre dhe ndjekjen e tyre të qëndrueshme.

Këshilli e theksoi rëndësinë e autoriteteve kombëtare për të vazhduar t’i zbatojnë rekomandimet e Gjykatës evropiane të revizorëve dhe nevojën që autoritetet kombëtare t’i rritin përpjekjet e tyre për përhapjen e praktikave më të mira në zbatimin e ndihmës parainkuadruese nga BE-ja nëpër tërë administratën publike,

Kalimi i fundit në fazën e dytë të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim po ashtu është përshëndetur.

Me takimin kryesoi kryeministri Zoran Zaev, i cili e kryesoi delegacionin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Zëvendësit e kryeministrit, Bujar Osmani dhe Radmilla Shekerinska, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, gjithashtu morën pjesë në takimin e Këshillit për stabilizim dhe asocim. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, e kryesoi delegacionin e BE-së. ndërsa komisari për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Han e kryesoi Komisionin Evropian.

Loading...