Seks simboli i viteve ’60, Brigitte Bardot po përballet me ndjekje penale për nxitje të urrejtjes racore, pasi i quajti “të degjenuar” francezët e Reunion Island. 84-vjeçarja u shpreh tejet e zemëruar ndaj atyre që jetonin në departamentin francez në Oqeanin Indian, pasi këta të fundit, sipas saj, ishin shumë mizorë ndaj kafshëve. “Vendasit kanë ruajtur instiktet e tyre të egra”, ka shkruar ndër të tjera Bardot në një letër të hapur drejtuar guvernatorëve lokalë të ishullit, që ka një popullsi prej pothuajse një milion.

Ylli i kinematografisë franceze u shfaq veçanërisht e revoltuar për sakrifikimin e dhive dhe u shpreh më tej se banorët e “ishujve të demonizuar” ishin gjithashtu mizorë ndaj qenve dhe maceve. Bardot theksoi se gjatë një festivali, ata i prisnin dhitë dhe i hidhnin në det për peshkaqenët.

Brigitte Bardot njihet për aktivizimin e saj ndaj mbrojtjes së kafshëve. Ajo krijoi në vitin 1986 një fondacion (The Brigitte Bardot Foundation)  dedikuar mbrojtjes së tyre dhe që nga viti 1992 njihet si një shërbim publik në Francë.

Image

Loading...