Në parlamentin federal të Zelandës së Re është recituar pjesë nga libri i shenjtë Kurani për viktimat që humbën jetën në sulmin terrorist ndaj dy xhamive javën e kaluar në qytetin Christchurch, transmeton AA.

Sipas transmetuesit publik të Zelandës së Re, TVNZ, seanca e parë e parlamentit pas sulmit terrorist filloi me recitimin e ajeteve të Kuranit.

Imami Nizam-ul Hak Thanvi, nga foltorja e parlamentit recitoi ajetet 153-156-të të Sures Bakara. Pas recitimit të ajeteve në gjuhën arabe, imami tjetër, Tahir Navaz, i përktheu ajetet në gjuhën angleze. Ajetet e lexuara janë si në vijim”

“O ju që keni besuar, kërkoni ndihmë me durim e me të falur, se vërtetë Allahu është me durimtarët (153). Dhe mos thuani për ata që vriten në rrugë të Allahut se kanë vdekur. Jo! Ata janë të gjallë, por ju nuk i vëreni (154). Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, por ti përgëzoji durimtarët (155) ! Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndëshme thonë: ‘Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm te Ai kthehemi’ (156)”.

“Lutja impresionuese e kënduar nga imami bëri jehonë në parlament”, u tha në lajmin e publikuar në ueb-faqen e TVNZ së bashku me videon nga ngjarja.

“Sot kërkova nga një grup liderësh fetarë që të hyjnë së bashku me mua në sallën e parlamentit si një tregues i unitetit dhe solidaritetit tonë. Prandaj, lutja e sotme e hapjes do të jetë më e gjatë se normalja”, u shpreh kryeparlamentari Trevor Mallard.

– Kryeministrja Ardern: “Es-Selamu Alejkum”

Fjalën e parë nga qeveria, pas hapjes, e mori kryeministrja e Jacinda Ardern, duke e filluar fjalimin e saj me përshëndetjen islame “Es-Selamu Alejkum”.

Ajo përkujtoi personat që humbën jetën në sulmin terrorist.

“Ata ishin zelandez, ata ishin ne. Për arsye se ata ishin ne, ne mbajmë zi për ata”, theksoi Ardern.

Ardern shprehu ngushëllimet ndaj të afërmive të viktimave të sulmit terrorist.

“Nuk është e mundshme që të ndajmë plotësisht dhimbjet tuaja, por në çdo fazë do të jemi me ju”, tha kryeministrja zelandeze.

Ajo gjithashtu falënderoi personat që u munduan ta prandalojnë sulmin dhe policët që kapën terroristin për heroizmin e treguar.

Në sulmin terrorist ndaj xhamisë Al Nur dhe asaj në Linwood më 15 mars në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, jetën humbën 50 persona.

Loading...