Prokurori publik deri te Gjykata Themelore Shkup 1 propozoi paraburgim për shtetasin kosovar i cili të dielën në mbrëmje ishte kapur me 14 kilogram marijuanë afër vendkalimit kufitar Bllacë.

PTHP- Shkup zhvillon hetime kundër atij shtetasi të Kosovës, i dyshuar për vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursoreve”.

Më 17 mars rreth orës 20 në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë ai në mënyrë të paautorizuar ka mbajtur 14 paketime të drogave narkotike- marijuanë dedikuar për shitje.

“Droga me peshë të përgjithshme prej 14080,0 ka qenë e vendosur në dy thasë që i dyshuari i ka bart me vete”, njofton Prokuroria publike duke shtuar se paraburgimi për të dyshuarin është propozuar për shkak të rrethanave dhe rrezikut që ai të arratiset ose ta përsërisë veprën penale.

Loading...