Numri i viktimave në Mozambik pas ciklonit Idai i cili e shkatërroi rajonin gjatë fundjavës që lamë pas , mund të arrijë deri në njëmijë persona, deklaroi sot presidenti i vendit, Filipe Nijusi.

Pas vizitës në rajonin i cili u godit nga moti i ligë, ai deklaroi se deri më tani janë konfirmuar 84 raste të vdekjes, por informacionet nga ekipet e shpëtimit dhe dëmet të cilat po shihen nga ajri e kanë detyruar të ketë frikë se ndoshta jetën e kanë humbur deri në një mijë persona.

Stuhia e cila e ka arritur kategorinë e katërt, arriti të premten dhe në pjesën qendrore të Mozambikut erërat arritën deri në 160 kilometra në orë, para se të fillojë të dobësohet dhe të niset drejt Zimbabve.

Zëvendësministri i Informacioneve të Ziombabves, Enerxhi Mutodi sot deklaroi se në vendin e tij e kanë humbur jetën 89 persona, që është dyfish më shumë nga ajo që është kumtuar gjatë fundjavës.

Loading...