Një aktore e filmave me pullë të kuqe do të kandidojë për të qenë kryetarja e ardhshme e qytetit të saj në rajonin Murmansk të pjesës veriore të Rusisë. Elena Berkova ka kërkuar nga ndjekësit në rrjetin social “Instagram” për të ndarë me të vështirësitë e tyre përsa i takon jetesës në qytet.

“Çfarë problemesh keni? Si ju duken situata nëpër qendrat spitalore, shkolla dhe shtëpi? Dua të di çdo gjë rreth Murmanskit! Unë jam me ju”- ka shkruar ajo në llogarinë personale.

Berkova ka premtuar përgjatë një interviste në një radio lokale se do ta shpalosë shpejti programin e saj politik. Ndonëse komentuesit shfaqen skeptikë, për Berkovën ky nuk është një rrugëtim i sapo ndërmarrë. Aktorja e filmave me pullë të kuqe deklaroi në vitin 2009 se do të garonte për postin e kryetares në qytetin Sochi dhe madje lëshoi edhe një video fushate, pavarësisht se kurrë nuk u zgjodh si kandidate.

Loading...