Kandidati i koalicionit qeveritar për president të vendit, Stevo Pendarovski në një intervsitë për 1TV demantoi kreun e BDI-së, Ali Ahmeti rreth termit “kandidati konsensual”.
Pendarovski tha se ai nuk është kandidat konsensual për president edhe pse gjatë gjithë kohës partitë LSDM e BDI e paraqesin si të tillë.

“Mendoj se konsensual nuk është shprehja adekuate. Sepse konsensus është komplet, që domethënë dikush duhet ti fiton të gjitha votat dhe asgjë të mos shkoj te të tjerët. Mendoj se është zgjedhur term i gabuar. Mendoj se më mirë është të thuhet se jam kandidat i përbashkët i dy, tre, dhjetë partive, organizatave joqeveritare etj. Ky është termi më preciz çfarë do të thotë konsensual”, potencoi Pendarovski.
Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë gjithë kohës ka insistuar në idenë e kandidatit konsensual, dhe në momentin kur u dakorduan me LSDM-në për Stevo Pendarovskin, thanë se ky është kandidati konsensual që janë dakorduar për Presient. Por siç duket Pendarovski nuk mendon njejtë sikur BDI në këtë aspekt.

Loading...