Intervista mesfushorit Ledian Memushaj, dhënë për emisionin “Kuqezi”, në Supersport, pas ndeshjes që Shqipëria humbi me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë, në “Loro Boriçi”.

Dy gola aksidentalë sot. Çfarë mund të bënim më tepër për të evituar?
Te goli i parë rrezikuam shumë, por mund të ishte edhe faull për ne. Goli i dytë mbylli ndeshjen, por unë besoj se sot nuk e merituam të humbnim.

Po bëhen disa ndeshje ku nuk e meritojmë, por po humbasim. Çfarë po ndodh atje brenda grupit?
Nuk di çfarë të them, pasi ne ndeshjet i përgatisim shumë mirë dhe me seriozitet. Në ndeshjet e fundit kemi qenë edhe pa fat, ashtu si sot, kur morëm një gol të pafat dhe pastaj nuk shfrytëzuam rastet tona.

A ishte zgjedhje e duhur që ju të luanit në të majtë?
Nuk ka asnjë problem për mua, pasi jam mësuar të luaj edhe në atë pozicion dhe jam gati të luaj ku të dojë trajneri.

Loading...