Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, mund të ndërpresë bisedimet për denuklearizimin me SHBA dhe të rifillojë programet mbi raketat dhe testimet bërthamore.

Zëvendësministrja e Jashtme, Choe Sun-hui u tha diplomatëve të huaj se SHBA hodhi poshtë “një mundësi të artë” gjatë takimit mes Presidentit Trump dhe Kim Jong un në Vietnam.

Koreja e Veriut ofroi gjatë bisedimeve çmontimin e kompleksit të saj kryesor bërthamor Yongbyon.

Por bisedimet u prishën pasi Trump refuzoi të hiqte sanksionet nëse Koreja e Veriut nuk shkatërron të gjitha vendet e saj bërthamore.

Kim do bëjë një njoftim zyrtar lidhur me bisedimet e ardhshme me SHBA së shpejti, tha Choe në Phenian.

“Nuk kemi ndërmend të plotësojmë kërkesa, as nuk jemi të gatshëm të angazhohen në negociata të këtij lloji,” tha ajo për gazetarët në Korenë e Veriut.

Sun-hui akuzoi SHBA se do mbajë një qëndrim prej ‘gangsteri’.

Loading...