Deklaratë skandaloze e Kryeministrit Haradinaj:

Edhe ne sikur të tjerët po punësojmë në baza partiake.

Kryeministri Haradinaj sot në konferencë para gazetarëve deklaroj se punësimet partiake i kanë bërë partitë para neve, tash po i bëjmë edhe ne.
Kjo është deklara më skandaloze që mund ta jap një kryeministër i vendit.
Kjo i bie që nëse të tjerët para neve kanë vjedhur, po vjedhim edhe ne.
Nëse të tjerët para neve e shkatërruan Kosovën, po e shkatërrojmë edhe ne.

Po edhe PDK-ja punësoj në mbarë Kosovën.
Edhe LDK-ja punësoj në mbarë Kosovën.
Edhe VV-ja punësoj në Prishtinë në mandatin e parë të Shpend Ahmetit.
Tash e paska legjitime edhe AAK-ja të punësoj në mbarë Kosovën.

A jeni more duke e ditur kujt po i bëni dëm.
A jeni të Kosovës apo jeni nga një vend kundërshtar i Kosovës?

Shpresoj që populli do të vetëdijësohet në zgjedhjet e ardhshme.

Gëzim Kelmendi

Loading...