Një person që po shtiret rrugëve të Londrës si lypës, posedon një banesë në Londër, si dhe po pohon se ai fiton më tepër para sesa dikush që kryen ndonjë punë të zakonshme.

Darren e pohon se arrinë të marrë zakonisht më shumë se 100 euro, ndërkaq në ditët e tij më të mira, lypësi merr rreth 600 euro.

Ai gjithashtu ka pohuar se merr ndihmë sociale dhe deklaron se bënë një jetë më luksoze sesa po të ishte duke punuar në një punë normale 8-orëshe.

Ai gjithashtu ka dhënë edhe këshilla se si të bësh kujdes për veten në rrugë, dhe se si të marrësh para nga të panjohurit.

”Sigurohu që të pozicionohesh pranë një muri, dhe lëre pronën tënde pas teje në mënyrë që asnjë të mos mund të të vjedh”, deklaroi ai.

Loading...