Fluturaket Izraelite sulmuan caqet militante në jug të Gazës si kundërpërgjigje ndaj një sulmi të rrallë me raketa në qytetin izraelit të Tel Avivit.

Sulmi me raketa e zuri të papërgatitur ushtrinë izraelite dhe shënoi herën e parë që Tel Avivi, diku 50 milje larg Gazës, u shënjestrua që nga lufta e vitit 2014.

Edhe pse sulmi nuk shkaktoi dëme apo lëndime, ishte një eskalim i ndjeshëm dhe dha shkas për një reagim të ashpër izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu thirri një takim emergjent me shefat e ushtrisë së tij dhe zyrtarë tjerë të lartë të sigurisë.

Menjëherë më pas, fluturaket izraelite sulmuan caqe në jug të Gazës.

Shpërthimet ishin aq të fuqishme, saqë tymi i tyre mund të shihej nga qyteti i Gazës, 15 milje larg prej vendit të sulmeve. Ushtria izraelite tha që po shënjestronte ”vendndodhje të terroristëve” në Gaza, por nuk dhanë më shumë detaje. Mediet palestineze thanë që bazat detare që i takojnë grupit të Hamasit ishin goditur. Nuk kishte raportime të menjëhershme për viktima.

Izraeli dhe Hamasi janë rivalë të përbetuar dhe kanë luftuar në tri lufta që nga ardhja në pushtet e grupit të militantëve në Gaza prej vitit 2007. Konflikte të vogla kanë ndodhur kohë pas kohe prej kohës kur Izraeli dhe Hamasi luftuan së fundi në vitin 2004.

Shpërthimi i papritur i luftimeve vjen në një kohë të ndjeshme për të dyja palët. Izraeli do të mbajë zgjedhje të përgjithshme në më pak se një muaj. Netanjahu është në një luftë të ngushtë për rizgjedhje dhe mund të përballet me kritika të ashpra nga kundërshtarët e tij nëse ai shihet si joefektiv ndaj militantëve.

Po ashtu, Hamasi po përballet me kritika të rralla publike në Gaza për kushtet e vështira në territor. Një bllokadë izraelito-egjiptiane, e kombinuar me sanksione nga Autoriteti Palestinez dhe keqmenaxhimi nga qeveria e Hamasit, kanë nxitur një krizë ekonomike në këtë vend.

Hamasi nuk e pranoi përgjegjësinë për sulmet në Tel Aviv, duke thënë që raketat ishin lansuar kur krahu ushtarak i luftës ishte në takim me homologët egjiptianë për t’u munduar ta forcojnë armëpushimin me Izraelin.

Në një hap të pazakontë që tregoi se Hamasi po përpiqej të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm, Ministria e Brendshme e Hamasit tha se zjarri i raketës shkoi “kundër konsensusit kombëtar” dhe premtoi se do të ndërmarrë veprime kundër autorëve. Sidoqoftë, ushtria izraelite arriti në përfundimin se Hamasi hodhii dy raketa drejt Tel Avivit. Përmes një deklarate, ushtria tha se mund të konfirmojë se Hamasi e kreu sulmin me raketa, shkruan Daily Mail.

Loading...