Një ish-ushtar i UÇK’së nuk kishte lënë institucion pa aplikuar për punë. Për gjashtë vjet me radhë përpjekjet e tij dolën të pasuksesshme. Ndërkaq, shokët e tij të luftës kanë arritur edhe në poste të zëvendësministrave

Krejt shokët e luftës i ka por vetë nuk e kishte fatin e as krahun e tyre.

Bekim Morina nga Prishtina po thotë se nuk la konkurs pa aplikuar që nga vitit 2013 që është pa punë.

Në asnjë prej këtyre vendeve të punës nuk aplikoi pa i plotësuar kushtet.

E thirrën nëpër intervista por thotë se nuk i trokiti në derë askujt për t’i ndihmuar.

Morina për disa vjet kishte punuar për ushtrinë amerikane në Irak, Afganistan, Kuvajt e zona të tjera të luftës.

Kursimet nga kjo punë i mundësojnë të jetojë.

Ky ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që emrin e ka gjetur në listat e dëshmitarëve të rënë thotë se nuk e do pensionin e veteranit sepse shuma që merr nuk i mjafton për të siguruar ekzistencën e katër fëmijëve të tij, por do të punojë për aq sa është i aftë për këtë.

Loading...