Sipas Mustafës, emërimi i anëtarëve të KQZ-së duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kërkuar nga kreu i vendit, Hashim Thaçi që ta zhbllokojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), sepse sipas tij, nëse vazhdohet me këtë gjendje thellohen pasojat. Mustafa ka shkruar në Facebook, se emërimi i anëtarëve të KQZ-së duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Presidenti i Kosovës e ka bllokuar KQZ-në në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin. Emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me Kushtetutën, Ligjin dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare.  Është e qartë se dikush do të mbetet i pakënaqur, ashtu siç kishte deklaruar Presidenti para disa ditesh, por për institucionin e Presidentitme rëndësi themelore duhet të ketë përmbushja e bazës Kushtetuese e jo referimi ndaj kënaqësive e paknaqësive. Ftoj presidentin në emer të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues.”, ka shkruar Mustafa.

Loading...