Mbajtja e kuadrit ekzistues dhe kthimi i kuadrove cilësore që kanë ikur për punë jashtë vendit, janë një prej sfidave kryesore të biznes bashkësive në vend në lidhje me gjendjen e fuqisë punëtore. Këtë e deklaroi drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Drilon Iseni në forumin e sotëm për sfidat e fuqisë punëtore cilësore në trendet bashkëkohore, që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Aktiviteti është pjesë e projektit të USAID-it “Partneritet për rregullatorë më të mirë biznesi” që e mbështesin më shumë oda ekonomike në vend.

Si degë kryesore, ku më shumë ndjehet mungesa e kuadrit, Iseni e ceku TI sektorin, ndërtimtarinë, shpërndarjen, prodhimin, e tjerë.

“Veçanërisht mungojnë profile prodhuese dhe teknike, si dhe kuadër për pozitat e larta menaxhere. Si arsye kryesore, posaçërisht për të ashtuquajturën “Brein drein” ose largimin e kuadrove të arsimuara jashtë vendit, theksohet cilësia e jetës te ne, shërbimet e dobëta publike nga institucionet shtetërore dhe pasiguria juridike, si dhe dallimet midis pritjeve nga biznes bashkësia dhe kuadrot që dalin prej arsimit”, tha Iseni.

Si për shembull, për përmirësimin e këtyre gjendjeve, ai e potencoi Singaporin ku ka më shumë financa nga shteti për sektorin e punësimit masiv për të pasur investime më të mëdha në degët inovative dhe sektorët që japin vlerë të shtuar më të madhe te produktet dhe shërbimet.

Për profesorin e ekonomisë në UEJL, Gadar Rexhepi, institucionet arsimore në shtet përpiqen të prodhojnë kuadër që kërkohet nga bashkësia e biznesit, por nuk arrin t’i përgjigjen plotësisht këtij lloj të nevojave.

“Ligjet aktuale dhe Strategjia e arsimit nuk bashkëveprojnë, respektivisht për përgatitjen e kuadrove të industrisë, ndërsa nga ana tjetër fuqia absorbuese e kompanive tona e kuadrove të larta arsimore është e vogël për shkak se kemi kompani që kanë mbi 300 të punësuar, ndërsa nuk kanë sektor për resurse njerëzore ose marketing ose në financa punohet vetëm për kontabilitete”, deklaroi Rexhepi.

Sipas tij, programet arsimore duhet të bashkëpunojnë me biznes bashkësinë, por edhe nga ajo anë, duhet të punohet në strukturim të drejtë dhe bashkëkohor të kompanive. Njëkohësisht sipas Rexhepit, edhe shteti duhet të ndërmerr masa për specializimin e universiteteve, e jo konkurrenca e ndërsjellë e tyre.

“Tani kemi gjendje që të gjitha universitetet të kenë fakultet të drejtësisë dhe ekonomik, edhe pse nevojat e tregut janë të mëdha për drejtime tjera, kështu që specializimi i universiteteve veçanërisht të shkencave natyrore, teknike dhe shoqërore mund të kontribuojë në përmirësimin e këtij drejtimi”, tha Bexheti.

Nebi Jusufi nga Agjencia e mbështetjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ESA nga Tetova e potencoi informatën se së shpejti 80 për qind nga të papunësuarit në Tetovë dhe rrethinë janë fuqi e pakualifikuar punëtore.

“Rreth 16.600 persona që kërkojnë punë, rreth 61 për qind janë me arsim ta pambaruar fillor dhe arsim të pambaruar të mesëm. Nëse atyre u shtohet 28 për qind me arsim të mbaruar të meësm ku dominojnë drejtimet e gjimnazit, vijmë deri te tetëdhjetë për qind nga fuqia punëtore në treg pa kualifikime të nevojshme për kompanitë. Njëra prej rekomandimeve është formimi i Qendrës për arsim joformal në Pollog, ku do të arsimohen kuadrot e nevojshme sipas kompanive, ku do t’i formojnë drejtimet dhe programet”, deklaroi Jusufi.

Ai informoi për analizën e tyre për rreth 100 kompani të tilla nga Tetova, që e kanë realizuar në vitin 2013/14 për kërkesat e tyre, nevojat, sfidat rreth fuqisë punëtore. Sipas analizave, nevoja më të mëdha ka për veprimtaritë e zejtarisë, si dhe të kuadrove arsimore të larta për veprimtari specifike. Përmirësim i vogël, sipas Jusufit, ka pasur me këmbënguljet e komunës që ta rrisë numrin e nxënësve që regjistrohen në drejtimet e mesme profesionale në krahasim me paralelet e gjimnazit. Shtoi se edhe këtu duhet promovim më i madh e drejtimeve profesionale dhe teknike.

Loading...