Nëse dikush ka menduar se lansimi i lojës Apex Legends nga ana e Respawn nuk do të kishte mënyrë për të ndikuar në Fortnite, kjo nuk ka ndodhur. Epic Games gjatë GDC 2019 njoftoi se Fortnite tani i ka mbi 250 milionë lojtarë të regjistruar, raporton TweakTown.

Kjo paraqet një rritje prej 50 milionë në krahasim me muajin dhjetor. Epic njoftoi gjithashtu se Fortnite e ka realizuar një arritje tjetër, dhe kjo është se në të njëjtin moment në lojë ishin 10.8 milionë lojtarë (rritje nga 10.7 milionë të mëparshëm).

“Bëhet fjalë për një lojë të vërtetë. Është një lojë me qitje. Ajo është në dispozicion në të gjithë botën. Është një lojë me qitje me një popullsi të madhe të gamereve femra, ndërsa supozimi është se janë rreth 35 për qind. E gjithë kjo është për shkak se Fortnite i mbledh lojtarët së bashku në përvojën imersive sociale”, tha Tim Sweeney, president i Epic Games.

Loading...