Në vitin 2017, Enca dhe Noizy i dhanë fund miqësisë së tyre dhe nuk folën më me njëri-tjetrin.

Ky ishte një ndër sherret që bëri shumë bujë në showbiz-in shqiptar.

Për të treguar së miqësia e tyre është prishur, këngëtarja fshiu nga kanali i saj zyrtar në “Youtube” videoklipin e këngës “Bow down” që ishte hit.

Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Enca i ka habitur fansat ditën e sotme me postimet e saj në “Instastory”.

Ajo ka zbuluar se e ka rikthyer sërish në “Youtube” këngën që ka në bashkëpunim me reperin.

“U rikthye në Youtube. E di që ju kishte munguar”, shkruan Enca në postimin e saj të parë.

Ndërkohë më pas, këngëtarja ka postuar një video ku shfaqet ajo duke kënduar këngën “Bow down”.

Loading...