Një operacion i rrallë është realizuar përmes rrjetit celular 5G. Duket e çuditshme, por një kirurg kinez e ka realizuar operacionin e parë të trurit në një distancë prej 3 mijë kilometrash, vetëm përmes rrjetit celular 5G.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, një pacient me sëmundjen e Parkinsonit në Pekin që kishte një implant të vënë në trurin e tij u operua nga një mjek që ishte më shumë se 1.800 milje larg (3.000 km) pra në qytetin e Sanya në ishullin e Hainanit.
Operacioni është kryer nga Dr Ling Zhipei, i cili është një kirurg në Spitalin e Përgjithshëm të Ushtrisë në Pekin, realizoi këtë procedurë, ndërsa ishte mijëra kilometra larg, sipas China Global Television Netëork (CGTN).

Duke përdorur robotët kirurgjikale ai ka futur një implant të thellë të stimulimit të trurit – një pajisje e përdorur për të provuar dhe kontrolluar dridhjet që pacientët me Parkinson vuajnë – në trurin e pacientit. Procedura u krye të shtunën dhe zgjati rreth tre orë.

Nuk është e qartë saktësisht se si Dr Ling kontrolloi pajisjet nga vendndodhja e tij, vetëm se ai ishte në gjendje të përdorte celularin për t’i lëvizur ato pothuajse në kohë reale.

Loading...