Pavarësisht njohurive të deri tanishme bie poshtë teoria se Venusi është planeti më afër Tokës.

Planeti më i afërt është Mërkuri: pozicioni relativ i orbitave është gjithmonë ai që përshkruhet në librat shkollor, por distanca reale që ndan planetetet ndryshon nëse llogaritet në lidhje me kohën.

Ndonëse Venusi ka orbitën më të afërt me Tokën, në fakt është shumë larg dhe shpesh edhe në anën e kundërt në lidhje me Diellin, ndryshe nga Merkuri, i cili sipas këtyre parametrave, rezulton të jetë mesatarisht më pranë se çdo planet tjetër në Sistemin Diellor.

Studimi i tyre ende duhet të shqyrtohet nga komuniteti shkencor, por premton të ndryshojë perspektivën tonë dhe këndvështrimin e deri tanishëm për Sistemin Diellor.

“Mbase për shkak të mungesës së vëmendjes, paqartësisë ose efektit të të menduarit në grupi, këshilltarët shkencorë kanë shpërndarë informacion në bazë të supozimit të gabuar të distancës mesatare mes planetit”, shkruajnë Samuel Cordner, Tom Stockman dhe Gabriel Monroe, (të cilët punojnë në NASA), si edhe Ekipi kombëtar Alamos dhe Qendra e Kërkimeve Inxhinierike të Ushtrisë Amerikane.

Llogaritja tradicionale që ata kundërshtojnë zakonisht bëhet bazuar në distancën e çdo planeti nga Dielli: kështu rezulton se Toka është një njësi astronomike (AU, e barabartë me rreth 150 milion kilometra), Mërkuei 0.39 AU dhe Venusi 0,72 AU.

Nëse zbritja është bërë del se Toka është nga Mercury 0.61 UA dhe ‘vetëm’ 0.28 AU nga Venusi.

Megjithatë, nëse konsiderojmë se planetet në lëvizjen e tyre rreth Diellit lëvizin dhe vijnë gjithnjë e më afër, simulimi i ri punon duke vlerësuar moment për moment mesataren e distancave të llogaritura në mes të secilës pikë të orbitës së planetit dhe secilës pikë përgjatë orbitës së planetit tjetër.

Image

Loading...