Një tentativë për kontrabandim të heroinës dhe disa përpjekje për kontrabandim të mallrave të ndryshme, kanë zbuluar gjatë javës së kaluar nëpunësit doganorë, me ç’rast përkohësisht janë mbajtur një automobil me bunker, autopjesë, deviza dhe falsifikate.

Ekipet doganore mobile në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme parandaluan tentativë për kontrabandim të rreth një kilogrami heroinë.

Më 13.03.2019 rreth orës 13:30, në vendkalimin kufitar Tabanovc, autostrada për dalje nga shteti është paraqitur një autobus zvicerian që ka qarkulluar në relacionin Strugë-Bern. Gjatë kontrollit të autobusit, tek rendi i fundit i sediljeve, nën ulësen pranë dritares, është gjetur një qese me dy paketime të presuara, me rreth 500 gramë heroinë. Heroina i është dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme për procedim të mëtutjeshëm.

Një automobil me targa shqiptare dhe 22 pjesë rezervë për automjete transportuese, të zbuluara në dy raste të ndara nga ana e ekipeve mobile doganore.

Në rastin e parë gjatë kontrollit të një automobili e targa shqiptare marka Ford Focus, i drejtuar nga një shtetas shqiptar, i paraqitur për hyrje në shtetin në vendkalimin Qafë Thanë, në hapësirën të dedikuar për gomë rezervë është zbuluar rezervoar i instaluar shtesë për karburant, i ndarë nga rezervoari ekzistues, i cili sipas deklaratës të shoferit ka pasur kapacitet prej rreth 20 litra.

Në rastin e dytë, në bagazhin e një automobili me targa bullgare, i drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë, i paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanovc, janë gjetur 22 pjesë rezervë për automjete transportuese (ferrota dhe cilindra për frena).

Automobili me bunker dhe autopjesët e paparaqitur janë ndaluar për një kohë dhe kundër shoferëve do të ngrihen kallëzime penale.

Ekipet mobile doganore kanë zbuluar 1.780 euro gjatë një bastisjeje personale të një shtetasi të Maqedonisë, me automjet të Maqedonisë së Veriut, është paraqitur për dalje nga shteti në vendkalimin kufitar Tabanovc. Në çantën e shoferit janë gjetur 3.780 euro për të cilët ka poseduar dokument të prejardhjes. Konform dispozitave ligjore, shoferit i janë kthyer 2.000 euro, vlerë që rezidenti ka mundur lirshëm t’i nxjerrë nga shteti, ndërsa për kundërvajtjen e kryer devizore do të parashtrohet kërkesë për ngritje të kallëzimit penal.

Doganierët kanë zbuluar 4.920 çifte atlete me logon të markës së mbrojtur tregtare gjatë kontrollit të një kamioni maqedonas, i ngarkuar me mall me origjinë nga Kina, të dedikuar për importim nga Kosovë, të paraqitur për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Për shkak të dyshimit se i shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale, prodhimet janë përkohësisht të ndaluara dhe në pajtim me dispozitat ligjore do të fillohet procedurë për dëshmim të origjinalitetit të tyre.

Loading...