Pagat e mbledhësve të mbeturinave në vend mbesin diskriminuese. Media iu sjell një artikull të përkthyer nga CNN, mbi mbledhësit e mbeturinave në New York City.

Noel Molina është një punëtor që mbledh mbeturina, njësoj si bashkëpunëtori i tij Tony Sankar. Ata e kanë bërë këtë punë qe një dekadë në New York.

Por, ata e duan punën që e bëjnë. Pjesërisht sepse paguhen shumë mirë për punën e tyre të madhe, por edhe sepse vlerësohen nga qytetarët.

“Mbeturinat tuaja më bëjnë me para,” thotë Molina, 32 vjeçar.

Vitin e kaluar Molina arriti t’i mbledh 112 mijë Dollarë si shofer i kamionit të mbeturinave ndërsa shoku i tij Sankari 100 mijë. Pagat e tyre janë rritur në tetë-nëntë vitet e fundit, sipas  shefave të tyre.

Molina e la shkollën e mesme në klasë të dhjetë dhe ka punuar në kompaninë që mbledh mbeturinat qe 10 vjet. Fillimisht kishte pasur rrogë prej 80 mijë dollarësh në vit.

Jo çdokush arrin këto shifra, por puna e mbledhësve të mbeturinave është e rëndësishme.

Në mbarë ShBA-të, paga vjetore për një shofer të mbledhjes së mbeturinave është 40 mijë Dollarë.

Ata që e lënë shkollën marrin afërsisht 24 mijë, ata që diplomojnë 30 mijë, domethënë më pak se mbledhësit e mbeturinave.

Kjo diktohet pjesërisht nga pamundësia për të gjetur punëtor në këtë biznes.

Rrogat ndërkohë vazhdojnë të rriten anë e mbanë vendit.

Por kjo nuk është punë e kollajshme. Ata ngarkojnë kontejnerë tepër të rëndë çdo natë. Veç kësaj, problematike është edhe stigma negative që iu ngjitet atyre.

Industria e mbeturinave iu jep po ashtu kontrata të gjata pune njerëzve të shtresës punëtore. Po ashtu, edhe mbulim të plotë shëndetësor.

Loading...