Pjesëmarrja në proceset zgjedhore do të jetë me rëndësi thelbësore për vlerësimin për fillim të negociatave në qershor, krerët evropianë u kanë bërë thirrje edhe pushtetit edhe opozitës në përgjegjësi në prag të zgjedhjeve presidenciale, që duhet të jenë kristal të pastërta, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Brukseli pas Këshillit të 15-të për Stabilizim dhe Asociim (KSA), me të cilin kryesoi Zoran Zaev sot në Bruksel.

“Qëllimi i Komisionit Evropian është që Maqedonia e Veriut të marrë dritë të gjelbër nga vendet anëtare të BE-së në qershor për fillim të negociatave, por për këtë do të jetë me rëndësi që vendi ta mbajë ritmin reformues”, tha eurokomisari Johanes Han, në konferencë për shtyp pas përfundimit të Këshillit.

“Duhet edhe një herë t’u drejtohem të gjithëve në vend, kjo mund të ndodh vetëm nëse qëllimi është ndërpartiak, kombëtar dhe kjo e përfshin pjesëmarrjen në zgjedhje, cilado zgjedhje, zgjedhjet e muajit të ardhshëm, pjesëmarrje e të gjitha palëve, secila palë duhet të tregojë pjekuri demokratike, ka shumë raste për beteja politike dhe negociata, por kur bëhet fjalë për këtë qëllim kombëtar, mendoj se ekziston obligim, përgjegjësi për të gjitha palët të kontribuojnë për këtë, e jo ta vendosin këtë në rrezik në momentin e fundit”, deklaroi Han.

Nga KE-ja nuk komentojnë nëse bëhet fjalë për paralajmërim deri te opozita për bojkotin e mundshëm të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, por edhe nga Han edhe nga Mogerini u bë qartë me dije se BE-ja nga afër do ta vëzhgojë procesin zgjedhor në prill dhe në maj. Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, po ashtu kërkoi pjesëmarrje të tërësishme në proceset e institucioneve demokratike të vendit.

“Vendet tona anëtare me siguri do ta shqyrtojnë këtë si shenjë të stabilitetit dhe normalitetit të demokracisë, tërësisht pajtohem me atë që e tha komisari Han dhe u bëj thirrje të gjithëve që t’i shfrytëzojnë mjetet demokratike që janë në disponim për vendin”, tha Mogerini.

Edhe pse ekziston dëshirë e madhe nga ana evropiane për fillim të negociatave, vendi ende duhet t’i plotësojë në tërësi të gjitha kushtet e vendosura vitin e kaluar: luftën kundër korrupsionit, jurisprudencë, shërbimet zbuluese dhe reforma në administratën publike. Të gjitha këto porosi edhe një herë i janë transmetuar kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme, duke përfshirë edhe nevojën që të përgjigjet në “perceptimin e opinionit” lidhur me informatat për nepotizëm në administratën publike. Gjithsesi, BE-ja do të insistojë në implementimin e reformave, që llogaritet si pikë e dobët e vendeve nga rajoni.

Franca megjithatë, ende është arë e fortë lidhur me hapjen e negociatave, edhe pse përfaqësuesja e lartë refuzon të tregojë me gisht ndaj vendeve individuale anëtare.

“Asnjëherë nuk përmendi ndonjë vend, ky është vendim, të cilin e merr Këshilli”, tha Mogerini.

Qartë është, megjithatë, se këtë vit, nëse nuk ka lëshime më të mëdha në reformat edhe gjatë zgjedhjeve, se do të jetë shumë më vështirë për një ose disa vende anëtare ta bllokojnë vendimin për fillim të negociatave. Burime diplomatike në Bruksel për MIA-n potencojnë edhe se Holanda do të mund ta zbutë qëndrimin e saj, me çka Franca do të ishte më e izoluar se vitin e kaluar. Belgjika, e cila vitin e kaluar u solidarizua me Parisin, po ashtu tregon shenja të zbutjes dhe vlerëson se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës duhet të shpërblehet, siç tha shefi i Diplomacisë belge dje në deklaratë për MIA-n. Për dallim nga viti i kaluar, me rëndësi është se Marrëveshja e Prespës tani u ratifikua dhe po zbatohet.

Franca druan para së gjithash për reagimet në opinionin e vendit, edhe pse, siç përkujtojnë burime diplomatike për MIA-n, shumica e qytetarëve francezë veçmë harruan se Mali i Zi dhe Serbia janë në proces të negociatave me BE-në. Mbetet që vetë vendimi në Këshillin e BE-së t’i japë argumente së djathtes ekstreme.

Mogerini dhe Han nuk u përgjigjën nëse është qartë se vendimi për negociata do të merret në qershor. Edhe pse shumica e vendeve anëtare dhe Komisioni Evropian bëjnë presion që të jetë në qershor, nuk përjashtohet anulimi deri në shtator, posaçërisht nëse Parlamenti gjerman nuk ka kohë ta miratojë vendimin.

Loading...