Intervista e sulmuesit Bekim Balaj, dhënë për emisionin “Kuqezi”, në Supersport, pas ndeshjes që Shqipëria humbi me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë, në “Loro Boriçi”.

Sa keqardhje keni pas këtij rezultati?
Kjo humbje na lë një shije shumë të keqe, pasi ishim përgatitur ta nisnim me fitore këtë edicion. Bëmë një pjesë të parë të mirë dhe patëm raste shënimi, por pësuam një gol të dhuruar. Humbëm 0-2 dhe ky rezultat besoj se do na penalizojë shumë.

Patët një rast shumë të mirë, ku u duk se pati edhe një kontakt…
E prita kundërshtarin, pasi mendova se do ndërhynte gabim, por kontakti ishte shumë i lehtë. Më pas gjuajta keq dhe nuk arrita të shënoj.

Jeni i kënaqur me aq sa u shërbyet sot?
Unë mendoj se krijuam mjaftueshëm, pasi patëm raste në pjesën e parë, por nuk konkretizuam. Duhet të jemi koshientë që pjesën e parë dominuam, ndonëse duhet të bëjmë shumë më mirë.

Loading...