Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mohon që të ketë tradhti brenda partisë së tij, kur bëhet fjalë për  shkrirjen e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit në Ministri, pas çka pati reagime brenda dhe jashtëpartiake. Duke iu referuar reagimeve, Ahmeti shprehet se gjithçka që ka ndodhur është e natyrshme, pasi sipas tij mendimi ndryshe nga bashkëpartiakët e tij, nuk e ka dobësuar, por e ka forcuar BDI-në. Kurse sa i takon faktit se ministria që do të formohet, a do i takojë kësaj partie, Ahmeti tha se kjo është një çështje hipotetike dhe e njejta do të bëhet e ditur në periudhën e ardhshme.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
“Këtu nuk ka as tradhti, por nuk ka as herezi që të ndiqet dikush për mendim të kundërt dhe këtë e kemi dëshmuar me të qenurit tonë gjatë 18 viteve në politikbërjen…Mendimi ndryshe asnjëherë nuk e ka dobësuar BDI-në, përkundrazi mendimi ndryshe e ka forcuar dhe nuk i mohohet askujt e drejta që të shfaq një mendim ndryshe. E tërë situata ka rrjedhë në rrugë të natyrshme, duke u vendosur në organet më të larta të partisë, duke hyrë edhe në program të BDI-së dhe e njejta është arsyetuar, është përpunuar edhe me partitë tjera politike dhe është bërë si pjesë e tërësisë së përfaqësimit politik të shqiptarëve”.

Shkrirjen e Sekretariatit në ministri, Ahmeti e asryeton duke thënë se në këtë mënyrë do të avancohet dhe forcohet dhe do të ketë më shumë legjitimitet.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
“Vetë sekretariati nuk ka pasur imunitetin e propozimit dhe hartimit të ligjeve, kështu që ministria ka këtë potencial dhe këtë legjitimitet që të propozoj ligje, të zbatoj ligje. Kështu që me këtë ndryshim që bëhet avancohet dhe forcohet Sekretariati për Zbatim të Marrëveshjes së Ohrit dhe nuk dobësohet”.

Fillimisht Qeveria njoftoi se Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do të shpërbëhet dhe në vend  të saj do të formohet Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Më pas, ky propozim kaloi edhe në procedurë parlamentare. Por ky vendim solli reagime dhe pakënaqësi edhe brenda partisë së BDI-së. Zëvendës kryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika tha se për këto ndryshime nuk ka qenë i njoftuar e as i konsultua

Loading...