Transformimi i SIMO në Ministri për Sistem politik është çështje e kryer dhe nuk ka kthim prapa. Lideri i BDI-së ALi AHmeti tha se në këtë mënyrë i jepet më shumë legjitimitet dhe forcë si ministri për t’u jetësuar dhe materializuar të gjithë pjesën legjislative të marrëveshjes së Ohrit.

“Ky sekretariat të shndërrohet në ministri për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve për arsye se kështu i jepet më shumë legjitimitet dhe forcë si ministri për t’u jetësuar dhe materializuar të gjithë pjesën legjislative të marrëveshjes së Ohrit, për të qenë sa më të suksesshme në zbatim dhe materializim të pjesës legjislative. Vetë Sekretariati nuk ka pasur imunitetin në propozimin dhe hartimin e ligjeve, kurse Ministria e ka këtë potencial”theksoi lideri i BDI-së Ali Ahmeti

Për reagimet e ish-komandatëve të UÇK-së Ahmeti tha se mendimet ndryshe asnjëherë nuk e kanë dobësuar BDI-në, por vetëm e ka forcuar partinë.

“Mendimi ndryshe asnjëherë nuk ka dobësuar BDI-në por përkundrazi mendimi ndryshe ka forcuar BDI-në dhe nuk i mohohet e drejta që askush të shfaqë mendime ndryshe. Por e gjithë situata ka rrjedhur në rrugë të natyrshme duke u vendosur në organet e larta të partisë dhe duke hyrë në programin e BDI-së dhe njëjta është arsyetuar dhe punuar me partitë tjera politike” u shpreh Ahmeti

Në pyetjen se kush do të udhëheq me ministrinë e re, Ahmeti tha se është herët për një gjë të tillë. Këto komente kreu i BDI-së i beri gjatë promovimit të librit “Fitorja diplomatike” i shkruar nga profesori Sabri Kiçmari./tv21

 

Loading...