Deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku thotë se për një vit e gjysmë qeverisja aktuale ka shpërdoruar afër 200 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka numëruar shpërdorimet e parave të Qeverisë Haradinaj, së fundmi me skandalet e punësimeve në Telekom.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Në Kosovën e PAN-it:

– 53 milionëve të Bechtelit;

– 52 milionëve të ujit;

– 49 milionëve të listave fallce;

– 16 milionëve të rezervës shtetërore;

– 10 milionëve të zv/ministrave me këshilltarë;

I shtohen edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit vetëm sivjet. Punësimi familjar aty vazhdon.

Gati 200 milionë euro të shpërdoruara publikisht për një vit e gjysmë PAN. Sa shumë gjëra do të viheshin në binarë me kaq para.

Loading...