Nuk janë të pakta rastet kur në ditët me shi, drejtuesit e makinave të pakujdesshëm i “bëjnë pellg” këmbësorët. Tashmë kësaj torture i ka ardhur fundi në Britani. Edhe pse mund të duket si diçka jo e drejtë nga shumë njerëz që kanë mjete, për këmbësorët ky është lajmi më i mirë që mund të kenë marrë ndonjëherë.

Ndonjëherë lagia e këmbësorëve kthehet edhe në lojë argëtuese për shumë shoferë të cilët janë komodë në makinë. Tani ata do të mendohen më shumë se dy herë përpara se të lagin enkas një këmbësor i cili ndodhet duke pritur të kalojë rrugën.

Ligji është përcaktuar në Ligjin e Trafikut të Rrugëve (1988), në të cilin thuhet se nuk mund t’i jepni makinës “pa konsideratë të arsyeshme për personat e tjerë”. Gjoba standarde që është vendosur për këtë veprim është 100 paund dhe heqjen e tre pikëve në lejen tuaj të drejtimit.

Por kjo nuk përjashton as vendosjen e gjobës me 5.000 paund. Ndoshta do të ishte më mirë të mos kishit fare një makinë në raste të tilla, ose vërtet do duhet që t’i shmangni të gjitha pellgjet që janë në rrugë.

Shoferët e kanë për detyrim që të tregojnë kujdes e respekt për këmbësorët, por edhe për përdorues të tjerë të rrugës. Mos bëni gjeste të tilla, pasi ndëshkimi është i rëndë dhe do u kushtojë shtrenjtë.

Loading...