Punonjësit e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, dje (10-shkurt) rreth orës 01.00, kanë kryer kontroll të zhurmës në dy objekte hotelerie, me lokacion në rrugën ,,Dimo Gavroski,, në Tetovë, pronë e 42 vjeçarit D.Z. nga fshati Falisht dhe  41-vjeçarit A.A. nga Tetova.

Gjatë kontrollit, me anë të fonometrit, janë matur 10, gjegjësisht 20 decibel, muzikë më e zhurmshme nga maksimalja e lejuar, dhe pronarëve të këtyre dy objekteve, do tju përgatiten  gjoba adekuate, në pajtueshmëri me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.

Loading...