Liga e Kampionëve rikthehet me një superndeshje në Old Trafford, ku Manchester Unitedi në formë e pret një PSG-së me mungesa me synimin që të krijojë epërsi në ndeshjen e parë.

Ole Gunnar Solskjaer do të debutojë në Ligën e Kampionëve si trajner i përkohshëm i Man Unitedit, dhe mbase do të përballët me sfidën më të madhe deri tani, pasi e mirëpret Paris Saint-Germainin në Old Trafford në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në këtë garë, raporton Gazeta Express.

Djajtë e kuq vazhdojnë me formë të lartë nën udhëheqjen e trajnerit norvegjez, pasi në fundjavë e mposhten Fulhamin 3:0.

Derisa Unitedi po lulëzon, kundërshtari i tij po vuan, pasi fitorja e së shtunës 1:0 ndaj Bordeaux u arrit vetëm falë një penalltie nga Edinson Cavani, i cili mungon në këtë takim.

Takimi do të nisë në orën 21:00.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Manchester United:

Loading...