Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkoi sot në Malësinë e Madhe pas arrestimit të inspektorit që u akuza nga një nënë për ngacmimin seksual të së bijës 15-vjeçare.

Denoncimi në fakt është bërë në internet dhe duket se të gjithë janë tani në kërkim të një denoncimi zyrtar.

“Polici është arrestuar që mbrëmë. Nuk është e vërtetë që ka pasur denoncim në polici. Policia tani po kërkon denoncuesin, i cili nuk gjendet. Pyetja është: kush është denoncuesi? Shumë shpejt do t’i japim përgjigje kësaj pyetjeje”, tha Lleshaj./Top Channel

 

Loading...