Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në hyrje të qytetit të Kavajës, ku një 35 vjeçar mbeti i vdekur në vend si pasojë e impaktit me makiën që e përplasi.

35 vjeçari Çaush Ballabani po vinte nga puna e tij me biçikletë në momentin kur është goditur rëndë nga një makinë. Shoferi shkaktar për vdekjen e të riut është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas të vdekurin.

Policia njofton se e ka identifikuar personin që kreu vrasjen dhe është vënë në ndjekje të tij.

Policia Kavajë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në qendër të qytetit të Kavajës, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin S. B., rreth 35 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.

Loading...