Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka dalë para turmës sot për të festuar 40 vjetorin e Revolucionit Islamik.

Ai aty është zotuar se do të rrisë kapacitetet balistike dhe ushtarake të vendit të tij për të sfiduar presionin dhe sanksionet e SHBA-së, shkruan CNN, transmeton KK.

“Sot ne jemi cak i një lufte psikologjike dhe ekonomike. Armiqtë që synojnë të na zvogëlojnë, ne duhet që hesapet t’i qartësojmë me secilin”, ka thënë Rouhani.

“Duke ndihmuar njëri-tjetrin ne do të dalim fitimtarë përballë Amerikës”.

Loading...