Juventusi fiton 0-3 në fushën e Sassuolos, shkon +11 pikë nga Napoli dhe praktikisht nuk gjen rivalë për titullin e Serisë, trofe që e ka fituar në 7 sezonit e fundit.
Sami Khedira në pjesën e parë dhe Ronaldi e Emre Can të dytën ishin autorët e golave të bardhezinjve, që si gjithmonë nuk i lanë asgjë rastësisë, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin.
Khedira, i gjendur në kohën dhe vendin e duhur përfitoi nga topi i kthyer nga portieri (goditi Ronaldo), duke i thyer vendasit që në minutën e 23-të.
Një krosim i saktë nga këndi i Miralem Pjanicit gjeti kokën e CR7 në zonë, me topin që përfundoi në rrjetë.
3 minuta para fundit, portugezi ftoi në aksion Emre Can, që prirët me portën e detyroi Consiglin ta nxirte topin për herë të tretë nga rrjeta.
Rezultatet:
Bologna – Genoa 1 – 1
Atalanta – Spal 2-1
Sampdoria – Frosinone 0-1
Torino – Udinese 1-0