&“Është rrezik në qytet ka shumë edhe këtu ka po deri tani probleme nuk kemi pasur”.

“Ka shumë tek ne në lagjen Topansko, duhet t’i grumbullojnë diku. Nuk duhet ti helmojnë duhet të thirren organet dhe ti dërgojnë atje ku duhet”.

“Ka shumë, duhet shteti të marrë masa, t’i largojnë sepse frikësohen fëmijët. Ka njerëz që frikësohen”.

Drejtori i Higjienës Komunale Abdulsamet Shabani tha se problemi me qentë endacakë do të zgjidhet me formimin e Ndërmarrjes së re e cila do të merret vetëm me këtë çështje.

Janë në përfundim e sipër procedurat për formimin e kësaj ndërmarrje. Ne si Higjienë Komunale kemi pasur aktivitete të shumta në këtë drejtim mirëpo besoni që edhe në këtë drejtim kemi hasur në vështirësi të shumta ngase qytetarët ndonjëherë ankohen se pse bëjmë kapjen e qenve ndonjëherë kemi të atilla organizata të ndryshme që edhe na kritikojnë – deklaroi Abulsamet Shabani, Drejtor i Higjienës Komunale.

Kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov premtoi se problemi me qentë endacakë do të zgjidhet në afat prej 3 deri në 4 vjet.

Loading...