PSG ka marrë lajme të hidhura para përballjes me Manchester United në Ligën e Kampionëve.

PSG do të jetë pa Neymarin dhe Edinson Cavanin në përballjen e parë ndaj Manchester United në Old Trafford.

Skuadra franceze është pa dy yjet kryesor të skuadrës, andaj do të jetë e vështirë për Thomas Tuchle që të zgjedh dy lojtarë për sulm.

PSG e di se do të jetë e vështirë ta mposht Manchester United shumë të motivuar, pas shkarkimit të Jose Mourinhos, andaj do iu duhet të kenë një angazhim më të madh.

Skuadra franceze ishte favorit në letër, por me lëndimin e Neymarit dhe Cvanit, tani shanset po zvogëlohen.

Loading...