Flamuri i NATO-s para pak çastesh është vendosur përpara Qeverisë. Mbishkrimi me shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është mënjanuar nga objekti i qeverisë. Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit. Në këtë ceremoni të vendosjes së flamurit të NATO-s para të ftuarëve është drejtuar Kryeministri i vendit Zoran Zaev, në këtë eveniment janë ftuar të gjithë zyrtarët shtetërorë, anëtarët e shtabit të NATO-s në vend, ambasadorë të selisë së NATO-s në Bruksel dhe shumë personalitete tjera.

Në rreshtin e pare në mes të të ftuarve ishte i ulur ish-kryeministri Lubço Georgievski, Hari Kostov, Vlado Buçkovski dhe Menduh Thaçi. Nuk ka ngelur pa u vërejtur se në mes të të ftuarve kishte munguar Branko Crvenkovski dhe tashmë azilanti Nikolla Gruevski.

Kryeministri Zoran Zaev ka përfunduar fjalimin duke falënderuar Bashkësinë Europiane, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë aleatët e Maqedonisë që kanë kontribuuar për zgjidhjen e krizës në vend.

Loading...